CR7
Fobia gjermane e Ronaldos
17 June, 2014 @14:28
Gjermania vazhdon të jetë fobi e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i futbollit botëror, vazhdon të mos shënojë asnjë gol ndaj përfaqësueses gjermane, derisa kombëtarja e tij ka pësuar në katër ngjarje të mëdha futbollistike nga Gjermania.
Botërori 2006, Euro 2008, Euro 2012 dhe Botërori 2014 - janë katër ngjarjet e mëdha futbollistike ku Portugalia nuk ka arritur t’i bjerë në fije Gjermanisë - ku kjo e fundit ka kaluar kundërshtarin e saj.
Për më tepër, statistikat nuk flasin mirë për Topin e Artë të vitit që shkoi. Cristiano Ronaldo ka zhvilluar 11 ndeshje në Kupën Botërore, duke arritur të shutojë 55 herë dhe të shënojë 2 gola. Sa për informatë, vetëm Thomas Muller me 7 ndeshje të zhvilluara në Botërore ka shutuar 17 herë dhe ka shënuar 8 gola.