PORTUGALIA
Pa Coentraon e Almeidan
17 June, 2014 @13:36
Pas disfatës së tmerrshme nga Gjermania dje, në ndeshjen e parë të tyre të Botërorit, Portugalia përballet edhe me probleme tjera.
Dy futbollistët e 11-shes së parë portugeze të zëvendësuar për shkak të lëndimit, Fabio Coentrao dhe Hugo Almeida, do të mungojnë për 10 ditët e ardhshme për Portugalinë, ka njoftuar sportivja portugeze Record sot.
Kjo do të mund të ndikojë shumë te loja e ekipit që mban në vete edhe më të mirin e vitit të kaluar Cristiano Ronaldo, përkundër se portugezët ndeshen me SHBA-të dhe Ganën.
Portugalia më 23 qershor luan ndaj SHBA-ve, derisa tre ditë më vonë takohet me Ganën.