Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLGETERI

Forma e Rashanit frikëson gjeorgjianët

TOPSPORTI/ A. P.

Forma e Rashanit frikëson gjeorgjianët


1 September, 2021 @19:34

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, si duket ka ndjellë frikë në te gjeorgjianët para ndeshjes së nesërme.

Forma e tij e mirë me Clermontin, ku shënoi dy gola ndaj Lyonit dhe një asist e një gol tjetër ndaj Metzit ka bërë që ai të pyetet direkt nga gazetarët e vendit për lojën e tij.

Ndërsa para saj, Rashani ka komentuar ndeshjen e nesërme si të rëndësishme dhe ka treguar se është në formë të mirë.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE

“Kemi synim rezultat të mirë. Krejt e dimë se na duhet kjo. Me rëndësi është që edhe performanca e mirë, besoj që vjen edhe rezultati. Une jam në formë të mirë, gati për ekipin, gati për luftë,” ka thënë Rashani fillimisht.

Ndërsa pas disa pyetjeve drejtuar selektorit Bernard Challandes, Rashani u pyet për Ligue 1 dhe formën e tij.

“Një eksperiencë e re për mua. Ligue 1 është ligë e fortë dhe jam i lumtur për këtë start që kam me ekipin e ri. Por, tash jam këtu për kombëtaren dhe duhet të tregojmë fuqinë si grup dhe të marrim eventualisht pikë nga kjo ndeshje,” ka thënë ndër të tjera sulmuesi i Kosovës.

Golat e Rashanit të shënuara në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që ai të jetë ndër shënuesit kryesorë në Ligue 1 pas 4 xhirove të zhvilluara, ndërsa Clermont që erdhi nga Ligue 2 në Ligue 1 ende nuk ka pësuar humbje.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE

Stadiumi do të jetë pa shikues. A përbën kjo një avantazh për futbollistët e Kosovës, ka qenë pyetja tjetër drejtuar sulmuesit të Clermontit dhe të Kosovës.

“Jo, nuk jemi të lumtur që ndeshja luhet pa tifozë. S’është lehtë të luash në stadium bosh, qoftë në shtëpi, qoftë si mysafir. Mendoj njëjtë si trajneri në këtë aspekt, duhet të pranojmë situatën ku jemi dhe duhet të fokusohemi plotësisht për ndeshjen e nesërme,” ka shtuar në fund Elba, siç e thërrasin shkurt Elbasanin.

Kosova ka humbur dy ndeshjet e para të Grupit B, nga Suedia e Spanja. Gjeorgjia në anën tjetër ka siguruar pikë jashtë, duke barazuar me Greqinë, ndërsa është mposhtur vonë në përballje ndaj Spanjës.

Gjeorgjia para kësaj ndeshjeje ka një pikë në këtë grup, ndërsa Kosova është e fundit në grup me zero pikë.

Ndeshja luhet nesër në stadium Batumi Arena me fillim prej orës 18:00.


NGA KONFERENCA

Challandes: Performanca e mirë sjell rezultatin e mirë

Kosova

Challandes: Performanca e mirë sjell rezultatin e mirë

01/09/21 @ 18:47

PRIZRENI-16 - DRITA

Ç3: Prizreni-16 afër gjysmëfinales

Superkupa e Kosovës

Ç3: Prizreni-16 afër gjysmëfinales

01/09/21 @ 17:16

PRIZRENI-16 - DRITA

10 treshe nga Prizreni, mbyllet pjesa e parë

Superkupa e Kosovës

10 treshe nga Prizreni, mbyllet pjesa e parë

01/09/21 @ 16:40

SUPERKUPA

Pesëshet e para: Prizreni-16 - Drita

Superkupa e Kosovës

Pesëshet e para: Prizreni-16 - Drita

01/09/21 @ 15:53

KOSOVA

Kosova  ka arritur në Batumi

Kosova

Kosova ka arritur në Batumi

01/09/21 @ 14:21

BATUMI

Gjeorgjia-Kosova me VAR, këta janë gjyqtarët

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Gjeorgjia-Kosova me VAR, këta janë gjyqtarët

01/09/21 @ 11:55

GJEORGJIA

Kryesisht me lojtarë nga liga vendore, këta janë gjeorgjianët që luajnë ndaj Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Kryesisht me lojtarë nga liga vendore, këta janë gjeorgjianët që luajnë ndaj Kosovës

01/09/21 @ 11:41

BASTORET

Gjeorgjia favorite ndaj Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Gjeorgjia favorite ndaj Kosovës

01/09/21 @ 11:30

LOS CULES

Barça zyrtarizon De Jongun

La Liga/Transfere

Barça zyrtarizon De Jongun

01/09/21 @ 10:15

KOSOVA

Nisen për të marrë pikë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Nisen për të marrë pikë

01/09/21 @ 09:25

SUPERKUPA E GJERMANISË, ZGJIDHET PAS PENALLTIVE

Bayer Leverkusen fiton edhe Superkupën e Gjermanisë

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Bayer Leverkusen fiton edhe Superkupën e Gjermanisë

17/08/24 @ 22:42

GENOA BARAZON KREJT NË FUND!

Golat e Thuramit s’mjaftojnë, Genoa ndal Interin

Serie A

Golat e Thuramit s’mjaftojnë, Genoa ndal Interin

17/08/24 @ 20:40

DUELI I TRAJNERËVE SPANJOLLË!

Zëvendësuesi Durán i sjell fitoren Aston Villës

Premier League

Zëvendësuesi Durán i sjell fitoren Aston Villës

17/08/24 @ 20:34

GRUPI B: RAMIZ SADIKU - VUSHTRRIA

Pa fitues në kryeqytet, Ramiz Sadiku e Vushtrria ndajnë pikët

FFK Liga e parë

Pa fitues në kryeqytet, Ramiz Sadiku e Vushtrria ndajnë pikët

17/08/24 @ 19:18

GRUPI B: PRISHTINA E RE - 2 KORRIKU

Fitore në fund për Prishtinën e Re, Astrit Berisha vendimtar

FFK Liga e parë

Fitore në fund për Prishtinën e Re, Astrit Berisha vendimtar

17/08/24 @ 19:12

GRUPI A: DRENICA - BESA PEJA

Diart Geci për fitore, Drenica mposhtë Besën

FFK Liga e parë

Diart Geci për fitore, Drenica mposhtë Besën

17/08/24 @ 19:08

GRUPI A : RAHOVECI - RILINDJA 1974

Rilindja 1974 mposhtë Rahovecin, e nis me fitore

FFK Liga e parë

Rilindja 1974 mposhtë Rahovecin, e nis me fitore

17/08/24 @ 19:03

SUHAREKA - DUKAGJINI

Zeka e Berisha gjejnë rrjetën, Suhareka shënon fitoren historike

FFK Superliga

Zeka e Berisha gjejnë rrjetën, Suhareka shënon fitoren historike

17/08/24 @ 18:38

ARSENAL - WOLVES

Havertz e Saka në formë, Arsenali nis me fitore

Premier League

Havertz e Saka në formë, Arsenali nis me fitore

17/08/24 @ 17:53

5 VJET KONTRATË

Yll Kastrati zyrtarizohet nga KB Bora

FBK Superliga/Transfere

Yll Kastrati zyrtarizohet nga KB Bora

17/08/24 @ 16:07


 
Të gjitha lajmet nga