NË KËRKIM TË GJYSMËFINALES

Foto: uefa.com
Formacionet e mundshme, para ndeshjeve vendimtare
13 April, 2021 @15:42
Sonte në program të Champions League janë dy përballje që do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistët e parë të garës më të rëndësishme në futbollin evropian.
Chelsea - Porto dhe PSG - Bayern. Chelsea ka epërsi 2-0 nga ndeshja e parë dhe sonte si vendas në Sevillë, do të dëshiron të konfirmojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, PSG që mori triumfin ndaj kampionit të garës si mysafir 3-2, sonte do të kërkojë të ruaj këtë përparësi në rezultat dhe të sigurojë një vend në katërshen më të mirë të Evropës.
Formacionet e mundshme për ndeshjet e sontme janë këto:
CHELSEA: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rüdiger; James, Jorginho, Kovačić, Alonso; Mount, Havertz, Pulišić;
PORTO: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Corona, Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio; Marega, Taremi.
Ndërsa për përsëritjen e finales së kaluar të Ligës së Kampionëve, në fushë pritet të paraqiten:
PSG: Navas; Dagba, Danilo, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di María, Neymar, Draxler; Mbappé;
BAYERN: Neuer; Pavard, Boateng, Hernández, Davies; Kimmich, Alaba; Sané, Müller, Coman; Choupo-Moting.
Të dyja ndeshjet luhen sonte prej orës 21:00.