GJELAT
Shqiptarët zbusin disfatën zvicerane nga Franca
20 June, 2014 @22:35
Përfaqësuesja e Francës ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.
Skuadra e Didier Deschamps ka qenë vrasëse në pjesën e parë të lojë duke avancuar shpejtë me anë të golave të Olivier Giroud dhe Blaise Matuidi, që preu Zvicrën, derisa Matthieu Valbuena përfundoi pjesën e parë 0-3.
Golat e trekolorëve vazhduan pandërprerë edhe në pjesën e dytë kur Karim Benzema e Moussa Sissoko shënuan për 5-0, derisa Zvicra u këndell sadopak me futjen e Blerim Xhemajlit në lojë.
Helvetët përkundër epërsisë së pakapshme franceze nuk u dorëzuan dhe vazhduan luftën duke shënuar dy herë nëpërmjet Blerim Xhemajlit dhe Granit Xhakës - që shënuan gola të bukur.
Xhemajli me një goditje precize - shënoi nga gjuajtja e lirë, derisa Xhaka ka arritur me volej të kap pasimin e Gokhan Inler për të përcaktuar rezultatin përfundimtar 5-2.
Me këtë fitore, kampionja e Botës në vitin 1998, Franca, gati siguron daljen, derisa Zvicra do të duhet të pres përballjen e fundit të grupit.