PAS BRAZILIT
Querioz lë Iranin
20 June, 2014 @13:50
Trajneri portugez, Carlos Queiroz, do ta lë përfaqësuesen e Iranit me të përfunduar Botërori për këtë skuadër.
Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri për BBC-në, duke bërë të ditur se qeveria e këtij vendi ka ndërprerë përkrahjen për kombëtaren për shkak të situatës financiare në këtë vend.
Irani gjindet në Grupin F të Botërorit dhe ka fituar një pikë në takimin e parë ndaj Nigerisë, derisa në dy ndeshjet e radhës do të ndeshet me Argjentinën dhe Bosnjë e Hercegovinën.