URUGUAJ
Suarez kthehet si hero
19 June, 2014 @22:49
Lojtari më i mirë i stinorit në Angli, Luis Suarez, i ka dhënë goditjen e rëndë këtij vendi duke shënuar dy herë për fitoren e madhe të Uruguajit ndaj Anglisë 2-1.
Sulmuesi i Liverpoolit, ka qenë fatal për Anglinë. Ai ka shfrytëzuar dy raste të mira për të shënuar mjeshtërisht në të dyjat dhe për t’ia dhënë fitoren e parë ekipit të tij në Kampionat Botëror.
Anglia, tani me dy humbje dhe me golin e parë të Wayne Rooneyt të shënuar në ndonjë Kampionat Botëror, do të kërkojë vetëm gjasat teorike për tu plasuar në të tetën e finales - që duket të jetë vështirë.
Suarez, i ka munguar në ndeshjen e parë Uruguajit për shkak të lëndimit, derisa sonte është treguar hero i vërtetë për vendin e tij duke e dënuar Anglinë në rastet e paraqitura.