Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLIA

Ox nuk është gati për Uruguajin

Ox nuk është gati për Uruguajin


19 June, 2014 @12:41

Ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjes Urugaj-Anglia. Alex Oxlade Chamberlain, yll i Arsenalit, do t’i mungojë Anglisë edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit për shkak të lëndimit. 

Kështu ka thënë vetë trajneri anglez, Roy Hodgson, i cili ka njoftuar se gjendja e Chamerlain po përmirësohet, mirëpo nuk do të rrezikohet shëndeti i tij para shërimit të plotë nga lëndimi. 

“Ai dje ka kryer stërvitjen e fundit individuale. Është gati, në kufi të përmirësimit të gjendjes, mirëpo nuk do ta rrezikojmë, ngase pas 4 ditësh në ndeshje me Kosta Rikën ai do të ketë rastin që të stërvitet me ekipin,” ka thënë Hodgson për mediat, nga kampi anglez. 

I njohur shkurt si Ox, Chamberlain, ishte lënduar në ndeshje përgatitore një javë para fillimit të Kampionatit Botëror gjatë ndeshjes me Ekuadorin. 

Anglisë i duhet fitorja në ndeshjen e sontme me Uruguajin për të shpresuar në të tetën e finales pasi që ndeshjen e parë, përkundër lojës së mirë, e humbën nga Italia 2-1. 

Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Anglia do ta luaj me Kosta Rikën (që befasoi Uruguajin në takimin e parë 3-1) më 24 qershor në Belo Horizonte. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014