Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COL - CIV

Fitorja e dytë për Kolumbinë

Fitorja e dytë për Kolumbinë


19 June, 2014 @19:32

Ndeshja e grupit C ndërmjet Kolumbisë dhe Bregut të Fildishtë i takoi përfaqësueses nga Amerika Jugore, e cila fitoi me rezultat 2-1.

​Derisa në pjesën e parë loja u zhvillua kryesisht në mes të fushës me jo shumë raste për të shënuar, në pjesën e dytë rastin më të mirë për të shënuar e kishte Cuadrado, i cili në minutën 59’ me një goditje të fortë nga krahu i djathtë, e qëlloi transverzalen.

Rasti i Cuadrados ishte paralajmërim i golit të parë, që erdhi vetëm 5 minuta më vonë nga James Rodriguez, i cili shënoi me kokë.

Pas këtij goli tempoja e lojës u ngrit edhe më shumë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi Juan Quintero i Kolumbisë duke shënuar për 2-0 në minutën 70’.

Vetëm tre minuta më vonë, Bregu i Fildishtë e ngushtoi epërsinë në 2-1, kurse në listën e golashënuesve u shënua Gervinho.

Në vazhdim afrikanët ishin më atakues drejt portës kolumbiane, mirëpo deri në fund të takimit nuk arritën ta gjejnë golin e barazimit dhe kështu e pësuan humbjen e parë në Botëror, pasi më parë e patën mposhtur Japoninë me rezultat 2-1.

Në anën tjetër, për Kolumbinë kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Tabelat aktuale të grupeve.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014