NATAL
Barazimi shpresëdhënës
20 June, 2014 @8:43
Ndeshja e mesnatës që përfundoi afër orës 2 të mëngjesit të sotëm, nuk solli gola dhe la skuadrat me shpresë për kualifikim.
Japonia dhe Greqia nuk gjetën në asnjë rast rrjetën për të përcaktuar fituesin e ndeshjes, e këtë rast më shumë do ta ofshajnë japonezët, të cilët përkundër se mbi 50 minuta lojë kishin një lojtar më tepër në fushë - nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë.
Greqia në anën tjetër, e matur me lojën e saj mbetet kërcënim për xhiron e fundit të Grupit C, pasi që me fitore ndaj Bregut të Fildishtë do të mund të nxjerrë kualifikimin për më tutje.
Paparashikueshmëria e këtij grupi vazhdon deri në xhiron e fundit dhe tashmë, përveç Kolumbisë së kualifikuar - të tre skuadrat tjera kanë mundësi teorike për kualifikim, derisa Bregu i Fildishtë ka gjasa më të mëdha për këtë.