BRAZILI 2014
6 arsye pse Anglia duhet të festojë!
20 June, 2014 @14:14
Luis Suarez dënoi keq Anglinë mbrëmë duke ua shuar gati tërësisht shpresat për mbijetesë në Botëror. Mirëpo në një analizë të bërë për Anglinë në Kampionate Botërore, Eurosport, ka gjetur gjashtë arsye pse ishullorët duhet të jenë të lumtur me reprezentacionin e tyre në “Brazili 2014”.
1 - Nuk janë eliminuar ende; Statistikat japin 4% mundësi që Anglia të dalë nga grupi me gjendjen aktuale. Një skenar aspak i mirë, por shpresëdhënës. Ajo çka duhet të ndodhë në ndeshjet e radhës të grupit është: Italia mposht Kosta Rikën dhe Uruguajin, Anglia mposht Kosta Rikën me 2 gola e më shumë epërsi.
2 - Nuk do të eliminohen nga penalltitë; Anglia është e njohur si përfaqësuese që në të shumtën e rasteve dështon pas ekzekutimit të penalltive dhe eliminohet nga garat e mëdha të futbollit. Kjo kësaj radhe nuk do të ndodh nëse eliminohet Anglia nga grupi aktual.
3 - Më mirë se herën e kaluar; Dy ndeshjet e fundit të Anglisë, ndaj Uruguajit dhe Italisë, përkundër se të humbura - cilësohen si ndër ndeshjet më të mira të turneut deri tani. Katër vite më parë, Anglia kishte pasur një barazim ndaj SHBA-ve, pastaj barazim ndaj Algjerisë, një fitore të brishtë ndaj Sllovenisë dhe kolaps total nga Gjermania.
4 - Nuk ka revoltë të lojtarëve; Në kundërshtim me ish trajnerin Fabio Capello, kur lojtarët desh organizuan rebelim masiv ndaj tij, kësaj radhe “Tre luanët” janë treguar të qetë dhe kanë sjellë në plan të parë respektin ndaj trajnerin Roy Hodgson.
5 - Rooney shënoi; E tërë Anglia ka pritur që Wayne Rooney të shënoj një gol në Kampionatin Botëror dhe kjo ndodhi mbrëmë, kur ai shënoi ndaj Uruguajit. Po të mbetej 1-1, goli i Rooneyt do të sillte një pikë dhe Anglia do të festonte këtë rezultat.
6 - Më të mirë se Spanja; Pa marrë parasysh se sa keq shkojnë gjërat, gjithmonë dikush e ka edhe më keq. E kampionja e fundit e Botës, Spanja, është eliminuar më shpejtë se Anglia nga Botërori - që mund të llogaritet si satisfakcion për “Tre luanët”.