Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANUEL PELLEGRINI

Fundi i janarit përcakton

REUTERS/Arkiv

Fundi i janarit përcakton


29 December, 2015 @23:50

Ekipi i tij u mundua mjaft, por dukej pa raste konkrete sikur është mësuar. Manchester City ka shpërdorur disa gjysmëraste dhe nuk ka arritur të bëj më shumë se një barazim pa gola ndaj Leicester Cityt sot. 

“Kemi bërë më shumë se Leicesteri për të fituar ndeshjen, por nuk e arritëm këtë. Kemi pasur më shumë posedim, më shumë raste, më shumë opcione, por kundërshtari ka qenë i vështirë,” ka thënë fillimisht Pellegrini për mediat pas ndeshjes. 

“Tash vjen periudha vendimtare e ligës. Mendoj se në fund të janarit do të dimë saktësisht në cilën pozitë jemi,” ka përfunduar kiliani. 

Manchester City tashmë nuk ka fituar gjashtë ndeshje radhazi si mysafir në Premier Ligë. Sidoqoftë, ata kanë arritur të ndalin për herë të parë këtë stinor befasinë Leicester City, që nuk ka arritur të shënojë për herë të parë këtë stinor në shtëpi ndaj një kundërshtari. 


 
Të gjitha lajmet nga