Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - FUSHË KOSOVA

Fushë Kosova ndalë Vushtrrinë, liderja rrezikon kreun!

Fushë Kosova ndalë Vushtrrinë, liderja rrezikon kreun!


18 February, 2022 @15:15

Përkundër tentimeve, Vushtrria assesi nuk ka arritur të çajë mbrojtjen e Fushë Kosovës, ndërsa përballja e parë e lideres së drejtuar nga Samuel Nikaj në pranverë ka përfunduar pa gola, 0-0.

Starti pa fitore i Vushtrrisë ka bërë që tash të gjithë skuadrat përcjellëse, veçanërisht Ferizaji, të fërkojnë duart për të marrë lidershipin e Ligës së Parë Grupi B - pozitë kjo që siguron Superligën 2022/23.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Fushë Kosova në anën tjetër ka marrë një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme, ndoshta edhe të papritur, por të luftuar, për të ruajtur statusin e ekipit të Ligës së Parë.

NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë