Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITIA - FUSHË KOSOVA

Fushë Kosova në super formë, ngritet edhe më

Fushë Kosova në super formë, ngritet edhe më


2 April, 2022 @16:20

Fushë Kosova ka vazhduar formën e mirë të nisur në pjesën pranverore të stinorit dhe tashmë ekipi i drejtuar nga Burim Shala nuk ka pësuar në asnjë ndeshje të stinorit pranveror dhe ka arritur deri në pozitë të tretë të renditjes tabelare.

Sot, nga Fushë Kosova ka pësuar Vitia, derisa pampurët kthehen në shtëpi me 3 pikë, pas fitores 2-3 [n.n. -Arbenit Krasniqi, Lirigzon Maloku, Urim Statovci] të arritur.

TABELA AKTUALE

Fitorja e nëntë e stinorit e Fushë Kosovës ishte kjo, ndërsa e treta radhazi, ku në gjashtë ndeshje pranverore ata nuk kanë pësuar fare.

Vitia në anan tjetër, duket e ngujuar në fund të renditjes, larg Vllaznisë për ta kapur, ndërsa rrugëtimi si duket pritet t’i vazhdojë në Ligë të Dytë të Kosovës. Te këta të fundit debutoi sot edhe trajneri i tyre i ri Liridon Kukaj, por rezultati s’erdh, përkundër golave!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë