Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHE KOSOVA - ARBËRIA

Fushë Kosova ngritet me fitoren e sotme

Fushë Kosova ngritet me fitoren e sotme


26 February, 2022 @16:11

Me nga një gol të shënuar për pjesë, Fushë Kosova ka arritur të vazhdojë serinë e mire të kapur në fillim të pjesës pranverore të stinorit dhe duke e mposhtur Arbërinë sot me dy gola dallim, Fushë Kosova 2-0 Arbëria [Urim Statovci 40’, Valdrin Kelmendi 71’].

Seri e mirë, përkundër se fitorja e parë pranverore, pasi që pampurët kanë treguar lojë të mirë dhe nuk janë mposhtur as ndaj kandidatit për Superligë në xhiron e kaluar, Vushtrrisë, duke barazuar në Ferki Aliu 0-0.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË B

E sot në Fazli Grajcevci me Urim Statovcin në pjesë të parë dhe Valdrin Kelmendin në pjesë të dytë kanë siguruar tri pikët e para të pjesës pranverore dhe një ikje nga pjesa e fundit e renditjes tabelare për tu ngritur aty.

Arbëria që bëri shumë përforcime përgjatë afatit kalimtar të janarit, nuk ka arritur t’i bëj ballë pampurëve sot dhe kështu ka marrë humbjen e parë të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa vetëm të katërtën sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë