DEKLARATË NGA KAMPI ROSSONER

Galliani pranon interesimin
6 January, 2016 @15:21
”Fellaini është një lojtar që më pëlqen, më ka pëlqyer gjithmonë. Por e vërteta është se kemi shumë mesfushorë. Nëse nuk ka largime, nuk do të ketë as ardhje. Pra do të shohim,” u shpreh drejtori sportiv i skuadrës rossonere para sfidës me Bolognën.
Pyetjet e gazetarëve drejtuar Adriano Gallianit për belgun erdhën pasi që pak orë më parë u publikua lajmi nga gazetari i mirënjohur Di Marzio për një interesim të kuqezinjëve për shtatlartin e Manchester United.