MEMORANDUMI
Gati gjysmë milioni për FFK-në
16 May, 2017 @10:01
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka nënshkruar memorandum me Ministrinë e KRS-së, ku këta të fundit do t’i obligohen në përkrahje prej 490 mijë eurove.
Shuma është e dedikuar për vitin 2017, ashtu që FFK të realizojë synimet e veta, ndërsa të hollat do të ndahen në baza tre mujore.