Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

GdS: Muriqi opcion serioz te Lazioja

Vedat Muriqi në duel me lojtarët bullgarë gjatë kualifikimeve për EURO 2020/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

GdS: Muriqi opcion serioz te Lazioja


3 May, 2020 @20:51

E përditshmja prestigjioze italiane e sportit, La Gazzetta dello Sport, në një njoftim të sajën sot ka bërë të ditur se Vedat Muriqi është opcion serioz për të qenë pjesë e ekipit të Lazios në stinorin tjetër 2020/21.

Konkurrencë Muriqit do t’i bëj rusi Artem Dzyuba, shkruan gazeta pasi që biancocelestët po kërkojnë një lojtar që do ta përforcojë lojën në ajër në sulm të ekipit të tyre.

“Dzyuba dhe Muriqi janë emrat që po shikohen për të përforucar lojën në ajër të ekipit,” ka shkruar ndër të tjera GdS sot.

Për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi deri tash kanë shprehur interesim disa ekipe të mëdha. Tottenham dhe West Ham në Premier Ligë ndërsa Napoli e Lazio në Serie A.

la gazzeta dello sport

Fenerbahçe do të ishte e gatshme ta shesë kosovarin për 20 milionë euro këtë verë. Në anën tjetër Area Napoli ka shkruar se napolitanët kanë ndarë 15 milionë euro për kosovarin 26 vjeç.

Lazio në stinorin 2020/21 pritet të jetë pjesë e Champions League, ndërsa për Muriqin kjo do të ishte një ngritje e jashtëzakonshme në karrierë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A