ITALIAN JOB

REUTERS
Giaccherini i bashkohet Sunderlandit
15 July, 2013 @17:23
Emanuele Giaccherini ka arritur në kampin stërvitor të Sunderlandit sot. Skuadra angleze po qëndron në Peschiera del Garga të Italisë dhe lojtari i Juventusit i është bashkuar radhëve të tyre sot për të parë nga afër klubin e tij të ‘ri’.
Sunderland dhe Juventus kanë arritur marrëveshje tetë milionë euroshe për mesfushorin shpërthyes, i cili arriti te kampioni i Italisë në vitin 2011 nga Cesena.
Giaccherini 28 vjeçar është edhe anëtar i rregullt i përfaqësueses italiane, ndërsa ka qenë solid në paraqitjet e tij edhe në Kupën e Konfederatave. Sunderland udhëhiqet nga trajneri italian, Paolo Di Canio, që shpëtoi në javën ‘macet e zeza’ nga rënia prej Premier League.