INTER

REUTERS
Belfodil merr 7-shin
15 July, 2013 @17:13
Transferi i kësaj vere, Ishak Belfodil, që arriti nga Parma në Inter do të vesh fanellën me numër shtatë te neroazzurrët. Kështu ka konfirmuar vetë klubi milanez.
Këtë fanellë deri dje e mbante krahu Ezequiel Schelotto i cili erdhi nga Atalanta. Por, si duket ai më nuk do të qëndrojë te neroazzurët e udhëhequr nga Walter Mazzarri.
Ishak Belfodil është algjerian dhe është në moshën 21 vjeçare, ndërkaq dallohet si pivot i mirë në zonën e rrezikshme për shkak të gjatësisë së tij prej 192 centimetrave.