Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCA

Giroud me gol për histori

Giroud me gol për histori


20 June, 2014 @23:17

Sulmuesi françez i Arsenalit, Olivier Giroud, ka hyrë në histori të kombëtares së këtij vendi me golin e parë të shënuar në ndeshjen e posapërfunduar ndaj Zvicrës. 

Franca mposhti thellë Zvicrën 5-2, derisa Giroud me golin e parë të ndeshjes ka arritur që të shënojë golin e 100-të të Francës në Kampionate Botërore. 

Përveç Francës, mbi 100 gola në Kampionate Botërore deri më tani kanë shënuar vetëm Brazili, Gjermania, Italia dhe Argjentina. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014