SHKODRAN MUSTAFI
Gjermania fton Mustafin
18 March, 2016 @15:37
Në listën e përbërë prej 27 lojtarëve të përzgjedhësit të përfaqësueses gjermane, Joachim Low, është përfshirë edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Futbollisti i Valencias, do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Low për dy miqësoret e marsit, që do t’i zhvillojë përfaqësuesja gjermane në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian EURO 2016.
Gjermania më 26 mars do të takohet me Anglinë, ndërsa vetëm tre ditë më vonë do të takohet me Italinë.