KROOS
Gjermano-lindori i parë me titull të Botës
14 July, 2014 @13:27
Titulli i fituar mbrëmë i Kupës së Botës nga Gjermania, ka qenë për herë të parë i fituar nga Gjermania e bashkuar!
Deri më tani, të gjitha titujt Gjermania i kishte të fituara si Gjermani Perëndimore dhe që prej bashkimit të saj më 3 tetor 1990, si Gjermani e bashkuar, nuk kishte titull të fituar.
E me këtë rast, Toni Kroos i cili është i lindur në Greifswald të Detit Baltik bëhet gjermano lindori i parë që e fiton titullin e Botës.