Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARACANA

E Gjermanisë

dfb

E Gjermanisë


13 July, 2014 @22:51

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka arritur të mposht Argjentinën në finale të Kupës së Botës për të fituar titullin e shumëpritur pas 24 viteve. 

Ata mposhtën Argjentinën në finale 1-0 pas golit të shënuar nga zëvendësuesi Mario Gotze në minutën e 112-të, në vazhdime, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi pa gola. 

Nëntëdhjetë minutat e para të ndeshjes sollën emocione të mëdha. Gonzalo Higuain së pari dështoi nga një rast ideal që përfitoi. Pas pak ai edhe shënoi gol, pas një krosimi të Lionel Messit, por u anulua nga pozita jashtë loje. 

Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes, qëlloi shtyllën argjentinase pas goditjes me kokë. Në pjesën e dytë Lionel Messi iu afrua shumë golit, kur gjuajti pak pas shtyllës së Manuel Neuerit, derisa gjermanët tentuan me Miroslav Klosen dhe me një shut të Toni Kroosit, pas pasimit të Mesut Ozilit. 

Titulli i katërt i Botës për Panzerët erdhi pas një kampionati plotësisht të suksesshëm - ashtu edhe të merituar.

Gjermania ka arritur të bëhet përfaqësuesja e tretë që e fiton titullin e Botës pas 24 viteve sikurse Brazili dhe Italia më parë.

Titullin e fundit të Botërorit, Gjermania e kishte fituar gjithashtu në finale ndaj Argjentinës.

Gjermania bëhet skuadra e parë europiane që fiton titull të Botës në Amerikën Latine - e Shkodran Mustafi bëhet shqiptari i parë me medalje të artë nga Botërori.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014