Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT MURIQI

Impresionon në përgatitje

Impresionon në përgatitje


13 July, 2014 @17:11

Vedat Muriqi shumë shpejtë pritet ta marrë nënshtetësinë turke.

Për sulmuesin 20 vjeçar i cili kaloi në këtë afat kalimtar nga Besa e Kavajës në skuadrën nga Superliga turke, Eskisehirspor, drejtuesit e klubit turk kanë nisur procedurat për nënshtetësi.

Sipas portalit sportiv turk, i njohur me afërsinë me klubin Eskisehirspor, spor26.com, bashkëpronari i klubit, Mehmet Çetin, ka ndërhyrë për t’i përshpejtuar procedurat e nënshtetësisë, ku më pas edhe do të nënshkruhet zyrtarisht kontrata.

Pas që do ta merr nënshtetësinë, emri i Vedat Muriqit pritet të ndryshohet në Vedat Muriç - për shkak të rregullave të shtetit turk. 

Vedati para Eskisehirsporit dhe Besës së Kavajës, ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit dhe Lirinë e Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga