MEDIA
Si mbrohet Barcelona nga kafshimi i radhës?
13 July, 2014 @15:52
Luis Suarez, transferi më i ri dhe më i shtrenjtë i Barcelonës do të jetë i suspenduar në muajt në vijim për shkak të kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit në ndeshjen Uruguaji-Italia.
Në atë kohë ai ishte lojtar i Liverpoolit dhe përkundër kësaj Barcelona nuk hezitoi të paguante para të majme për ta transferuar atë në Kataloni.
Mirëpo Suarez, që për herë të tretë po kafshon një lojtar kundërshtar - do të dënohet rëndë në rast se një gjë të tillë do ta bëj te Barcelona.
Së paku kështu pohon anglezja The Mirror, që thotë se Barcelona ka futur klauzolë në kontratën e Suarezit që do t’ia zbusë atij rrogën për 1/3 e saj në rast të përsëritjes së veprimit derisa është lojtar Blaugrana.
Suarez do të pagohet rreth 10 milionë funta në vjet te Barcelona dhe në rast të një veprimi të tillë, njofton gazeta, atij do t’i hiqen automatikisht 3 milionë funta.