MEDIA
“FIFA bleu heshtjen irlandeze”
13 July, 2014 @15:34
Thierry Henry, kishte shënuar një gol me dorë ndaj Irlandës dhe kishte dërguar Francën në Kampionatin Botëror “Afrika Jugore 2010”. Ky gjest kishte irrituar miliona tifozë në mbarë botën dhe jo vetëm irlandezët, pasi që goli u pranua dhe askush nuk u ankua për të.
Federata e Futbollit të Irlandës kishte reaguar asokohe dhe kishte kërkuar nga FIFA të bëhet pjesë e Botërorit - në çdo mënyrë.
Mirëpo, sipas Irish Sun, këtu u zie diçka tjetër.
Sipas kësaj gazete, Sepp Blatter (kreu i FIFA-së) i kishte dhënë 5 milionë euro Federatës irlandeze së pari si huazim, e pastaj të shndërruar në grant për të blerë heshtjen.
Në fund puna u harruar ndërsa ‘dora e bretkocës’ si u quajt goli me dorë i Henrysë u harrua dhe Franca ashtu si FIFA - kaluan pa therrë në këmbë.