Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDALJA E BRONZTË

Holanda e treta, për turpin brazilian të radhës

fifa

Holanda e treta, për turpin brazilian të radhës


13 July, 2014 @10:12

Holanda ka arritur të zë vendin e tretë në Botëror, duke e mposhtur Brazilin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për medalje të bronztë. 

Përfaqësuesja e Holandës, përkundër se e painteresuar për këtë ndeshje, ka poshtëruar edhe njëherë Brazilin në kampionat. 

Vetëm disa ditë pas disfatës katastrofale nga Gjermania, Brazili është dashur të durojë edhe një disfatë tjetër. Kësaj radhe Holandës nuk iu deshën shumë kur vetëm pas 3 mintuash lojë fitoi penallti. 

Robin Van Persie ekzekutoi penalltinë për 1-0 në të mirë të Tulipanëve, të cilët morrën krah dhe shumë shpejtë, pas një gabimi të David Luiz, dërguan epërsinë në 2-0 me golin e parë në kampionat të Daley Blindit. 

Brazili nuk ishte askund në këtë ndeshje, derisa vetëm Oscar dukej se ishte që luante ndryshe nga ‘robotët’ tjerë të nikoqirëve në fushë. 

Të dy ekipet kërkuan penallti në pjesë të dytë për shkak të disa faulleve në zonë, por nuk i fituan ato. E krejt në fund mesfushori i talentuar, Georginium ëijnaldum vulosi fitoren holandeze në 3-0, për tu përshëndetur trajneri Louis Van Gaal me fitore nga “Brazili 2014”. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014