Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLASIN TRAJNERËT

E treta e vërteta!

REUTERS

E treta e vërteta!


13 July, 2014 @11:49

As gjermani Joachim Low, por as argjentinasi Alejandro Sabella nuk kanë deklaruar diçka spektakulare para finales. 

Ashtu si ia nisën kampionatit, qetë dhe me respekt ndaj çdo kundërshtari, ata ashtu dëshirojnë edhe ta përfundojnë Botërorin, ku vetëm njëri prej tyre do të jetë fitues. 

“Ky ekip nuk është vetëm [Lionel] Messi dhe nëse mendoni kështu atëherë ju do të gaboni. Ata kanë fuqi sulmuese të madhe si Sergio Aguero dhe Angel Di Maria. Ky ekip nuk mbijeton vetëm falë Messit. Ata janë kompakt, janë më organizuar, më mirë se në Botërorin e kaluar,” ka thënë Low, duke kujtuar në fund një Gjermani që kishte eliminuar Argjentinën në çerekfinale të Botërorit të kaluar lehtë. 

E fuqia e ekipit gjerman, duket se e frikëson çdokë. 

“Përgjatë historisë Gjermania ka treguar fuqi të madhe fizike e mentale, por edhe me lojtarë me cilësi të ngjajshme me latinoamerikanët. Gjermania e din se si ekipi punon, Gjermania e din si duhet futur në funksion punën ekipore, organizimin dhe punën afatgjate,” ka thënë Sabella. 

Për më tepër, Gjermania ka eliminuar Argjentinën në dy Botërorët e fundit. Në Botërorin “Afrika Jugore 2010” shkelën Argjentinën në çerekfinale 4-0 (Thomas Muller 3’, Miroslav Klose 68’, 89’ dhe Arne Friedrich 74’) derisa në “Gjermania 2006” e kishin kaluar me penallti pas që ndeshja kishte përfunduar baraz 1-1 (Miroslav Klose 80’ - Roberto Ayala 49’). 

Sonte Gjermania duhet ta kurorëzojë me titull fitoren e tretë argjentinase, ose hakmarrja argjentinase do të jetë e kobshme për Panzerët. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014