Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJERMANIA-ARGJENTINA

Finalja

eurosport

Finalja


13 July, 2014 @10:59

Finalja e Kupës së Botës “Brazili 2014” nuk është finale që e mendonin brazilianët si nikoqir të turneut. Mirëpo, finalja e sotme mes Gjermanisë dhe Argjentinës do të jep një luftë nervore në njërin ndër kampionatet më të mira të Botës. 

Historia

Shumica e lojtarëve që do të dalin sot në fushë, por edhe nga ata në bankë, nuk kanë qenë të lindur kur kolegët e tyre që mbronin ngjyrat e përfaqësueses luftonin për titull të botës. 

Në “Meksika 1986” fituese kishte dalë Argjentina me yll Diego Maradonën, që nuk kishte shënuar në finale. Por finalja kishte qenë drithëruese. Argjentina udhëheq 2-0, Gjermania barazon për 7 minuta në 2-2 dhe 5 minuta para fundit Gauchosët këndellen për fitoren 3-2. 

Në “Italia 1990” Argjentina asnjëherë nuk bindi me lojë dhe finalja që njihet si ndër më të mërzitshmet përfundoi me fitore të Panzerëve të cilët fituan në saje të një penalltie të nxjerrë nga Jurgen Klinsmann, që e realizoi Andreas Brehme. Gjermania është dukur e pakapshme në këtë kohë. 

Rruga deri në finale

 

Sot… asgjë nuk bën të krahasohet me atëherë. Gjermania është favorite - duke shkelur ekipe si Portugalia në grup 4-0 dhe duke turpëruar vendasit me 7-1 në gjysmëfinale. Argjentina të gjitha fitoret i ka regjistruar me rezultat minimal, e gjysmëfinalen me penallti pas barazimit 0-0 gjatë 120 minutave

Asnjëra skuadër nuk ka ndonjë problem të madh me lnëdime të lojtarëve kyq, hiç Shkodran Mustafin e Gjermanisë që është larguar nga kombinimi - por do të merr një medalje (më të çmueshme që ndonjë shqiptar e ka fituar në histori të futbollit). 

Favoriti

 

Makineria gjermane do të duhet t’i tregojë Botës se ajo është e pandalshme, derisa Gauchosët do të shpresojnë në ndonjë befasi individuale, përkundër se luftën deri në fund nuk do ta lënë. 

Këtë e thonë edhe bastoret, ku Gjermania është favorite me koeficient 2.30 për fitore, derisa Argjentina ka koeficient 3.60 për fitore. Drejtësia në këtë ndeshje do të ndahet nga italiani Nicola Rizzoli. 

SKEMA DHE STATISTIKA NË “BRAZILI 2014”


Video

Argjentina-Gjermania 3-2

Finalja e "Meksika 1986" ku Argjentina mposht Gjermaninë 3-2 në finalen e Kupës së Botës, për të fituar titullin e fundit të Botës për Gauchosët;


Gjermania-Argjentina 1-0

Finalja e "Italia 1990" ku Gjermania mposht Argjentinën 1-0 në finalen e Kupës së Botës, për të fituar titullin e fundit të Botës për Panzerët;




FINALET E KALUARA:

MEKSIKA 1986 Argjentina-Gjermania 3-2 (Jose Brown 23', Jorge Valdano 56', Jorge Burruchaga 85' - - - Karl Heinz Rummenigge 74', Rudi Voller 81')
ITALIA 1990 Gjermania-Argjentina 1-0 (Andreas Brehme 85')

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014