PARA STINORIT TË RI
Zeneli dhe Avdyli, te Hajvalia
13 July, 2014 @15:42
Hajvalia që u bë e famshe në krejt botën pas ofertës ndaj Luis Suarezit të Liverpoolit, ka rikthyer në ekip dy futbollistët kosovarë, Semir Zeneli dhe Ilir Avdyli.
I pari ishte pjesë e Llamkos Kosovës, me të cilën u shpall kampion, derisa i dyti ruajti portën e Ferizajit në stinorin e kaluar.
“Të dy futbollistët kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin nga Prishtina dhe klubi pret formë të lartë nga ata në stinorin që vjen,” shkruan në njoftimin e ‘Arrushave’ në Facebook.
Hajvalia ka arritur që për herë të parë në histori të klubit të luajë në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposhtën nga Ferronikeli - vetëm pas penalltive.
Hajvalia përfundoi stinorin e fundit në vend të gjashtë, në mesin e tabelës së Superligës.