MANGALA
Man City gjen partnerin e kapitenit Kompany
13 July, 2014 @16:12
Qendërmbrojtësi 23 vjeçar i Portos, Eliaquim Mangala, mund të bëhet partneri i ardhshëm i Vincent Kompanysë në qendër të mbrojtjes së Manchester Cityt.
BBC ka raportuar se françezi i ri është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me kampionin e Anglisë, ku po përflitet një shumë prej 32 milionë funtave si dëmshpërblim që ekipi anglez do t’ia paguajë Portos, ekip ky të cilit i takon Mangala.
Mangala përndryshe ka qenë pjesë e Kampionatit Botëror “Brazili 2014” që përfundon sonte, mirëpo ai nuk ka arritur të sigurojë asnjë paraqitje nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
Ai ka filluar karrierën në Belgjikë me Standardin e Liegeit, derisa që nga viti 2011 është në Portugali.
Nëse arrihet marrëveshja me Mangalën, atëherë ai do të bëhet përforcimi i katërt veror i Manchester Cityt, pas bashkëlojtarit të tij nga Porto, Fernando, pastaj ish lojtarit të Arsenalit, Bacary Sagna dhe portierit të Malagas, Willy Caballero.