TURQI
Erkin mbetet te Feneri
13 July, 2014 @16:24
Mesfushori i përfaqësueses turke, Caner Erkin, të cili i përfundoi kontrata më 31 maj të këtij viti me Fenerbahçen, përkundër se u kërkua nga disa ekipe europiane - ai ka vendosur të mbetet te ekipi i tij.
Kështu ka bërë të ditur sot NTV Spor i Turqisë, që ka njoftuar se i palodhshmi Erkin, do të vazhdojë kontratën me Kanarinat e Stambollit, derisa nesër do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën e re me klubin.
Caner Erkin ka qenë pjesë e përfaqësueses së Turqisë që ka zhvilluar miqësoren me Kosovën në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës, por nuk ka marrë minutazhë fare nga përzgjedhësi turk, Fatih Terim.