CEREMONIA
Shakira e Santana, në përmbyllje të Botërorit
13 July, 2014 @18:07
Me afro 1 mijë persona të involvuar drejtëpërdrejtë në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit në Maracana të Rio De Janeiros sonte do të performojnë edhe emra të njohur të muzikës botërore si: Shakira, Wyclef Jean dhe Carlos Santana.
Shakira dhe Carlinhos Brown do të performojnë “Dare” derisa Alexandre Pires, Carlos Santana dhe Wyclef Jean do të këndojnë himnin e këtij Botërori, “We Will Find A Way”.
Në këtë ceremoni do të ketë edhe vallëzime të ndryshme ku do të përfshihen të 32 vendet pjesëmarrëse, por me theks të veçantë do të jenë ato finaliste: Gjermania dhe Argjentina.