BRAZILI
Pensionohet Fred
13 July, 2014 @20:37
Sulmuesi i kombëtares së Brazilit që u kritikua shumë në këtë Botëror për shkak të paraqitjes së tij të dobët, Fred, është pensionuar nga kombëtarja e Kariokëve.
“Për mua Seleçao ka përfunduar,” i ka thënë sulmuesi 30 vjeçar reporterëve sot, transmetojnë mediat e huaja.
“E pranoj përgjegjësinë time. Doja të bëja më shumë, pasi që nuk kam qenë i lënduar, por në fund është faji i çdokujt,” ka shtuar ai ndër të tjera duke bërë të ditur se nuk është fajtor i vetëm për dështimin brazilian në fund të Botërorit, pas humbjeve katastrofale.
Pas aventurës europiane me Lyonin në Francë, Fred ishte kthyer në Brazil ku që prej vitit 2009 luan për Fluminesen.