Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTIVIMI

Çka i tha Löw Götzes?

Çka i tha Löw Götzes?


14 July, 2014 @12:31

Mario Götze me golin e tij të shënuar në finale të Botërorit, që ia qepi Gjermanisë yllin e katërt mbi logo të fanellës së përfaqësueses - ka hyrë në emrat e paharrueshëm të futbollit. 

Mirëpo, këtu aspak nuk duhet harruar përzgjedhësin e përfaqësueses Joachim Löw, apo Jögi, siç thirret shkurt ai. 

Löw futi në lojë Götzen në minutën e 87-të të ndeshjes, në vend të golashënuesit më të mirë në histori të Botërorëve, Miroslav Klose. 

“Në rregull, tregoji botës që je më i mirë se Messi, trego që mund të vendosësh në Kupën e Botës,” kishin qenë fjalët e trajnerit gjerman që i kishte thënë mesfushorit ofanziv të Bayernit me tu futur në lojë. 

“Po, kjo ka qenë ajo çka i kam thënë. Götze është djalosh që bën mrekulli me top dhe ka aftësi të jashtëzakonshme futbollistike. Ai gjithmonë mund të vendos ndeshjen,” ka shtuar më tej njeriu që pas 24 viteve ia solli kombit të tij titullin e Botës. 

Gjermania tani ka regjistruar 4 tituj të Botës të fituar, aq sa ka edhe Italia - derisa Brazili ka më së shumti, 5 sosh të fituara. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014