VËLLAZNIMI - PRISHTINA
Gojani: I kënaqur me lojtarët, mund të rikthehemi në Superligë
19 February, 2017 @14:50
Përveç Lindemannit, për mediat e Supersportit foli edhe Arsim Gojani, kryetrajneri gjakovar.
“Mund të them që Vëllaznimi ishte pa fat në këtë takim. Prishtinës i uroj fitoren, janë një skuadër shumë e mirë, mirëpo sot Vëllaznimi luajti shumë mirë dhe u penalizuam nga moskonkretizimi i rasteve.
Finalizimi na mungoi dhe penalltia e hershme e Prishtinës ishte vendimtare sot.
Ishin kushtet e vështira, por jam i kënaqur me angazhimin dhe luftën që skuadra e tregoi deri në fund. Duke e parë këtë punë dhe kalendarin e favorshëm, besoj plotësisht që mund të rikthehemi në Superligë.” - ishin fjalët e Gojanit pas eliminimit.