KUPA E KOSOVËS: LIRIA v BASHKIMI
Liridon Fetahaj çon Lirinë në çerekfinale
19 February, 2017 @14:25
Sulmuesi kryesor i Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj, ka shënuar dy herë sot për ekipin e tij në fund të secilës pjesë për t’ua siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Liria ka pasur raste për të shënuar edhe disa herë, ndërsa ka goditur edhe shtyllën e ekipit të Bashkimit të Koretinit, që ka qenë befasi e deritashme e Kupës dhe luftoi edhe sot, por pa realizim.
Kështu, Liria i bashkangjitet Prishtinës, Llapit, Ferizajit, Drenicës dhe Trepçës’89 në çerekfinale, derisa dy ndeshje tjera duhen përfunduar për të kuptuar të gjithë çerekfinalistët.