VËLLAZNIMI - PRISHTINA
Lindemann; Komplimente për Vëllaznimin, por e merituam fitoren
19 February, 2017 @14:49
Pas fitores ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, për Supersportin foli Lutz Lindemann, trajneri gjerman i Prishtinës.
“I rëndësishëm është rezultati i ndeshjes. Komplimente për Vëllazimin dhe për lojën që e zhvilluan ata, mirëpo ne e merituam fitoren. Kishim mbi 4 mundësi për gol në pjesën e dytë dhe mund të kishim fituar 2 apo 3-0.
Ishin kushtet e vështira për lojë, mirëpo ne krijuam akcione të shpejta dhe do të vazhdojmë me lojë të tillë edhe në vazhdim.
Jemi të përgatitur maksimalisht për sezonin.” - u shpreh Lindemann.
Ndërsa i pyetur për lëndimin e Currit, i cili e la lojën për shkak të lëndimit, gjermani shtoi:
“Nuk e di ende se sa do të mungojë Curri, mirëpo ai është një lojtar i rëndësishëm dhe shpresoj që të jetë i gatshëm javën tjetër.”