KIKA - FLAMURTARI

Gol në fund, Flamurtari mposhtë Kikën
19 September, 2021 @18:27
Tri pikë mjaft të rëndësishme për Flamurtarin në Grupin B të Ligës së Parë sot.
Skuadra prishtinase sot e mposhti Kikën me rezultat minimal 0-1, e goli i fitores erdhi krejt në fund të takimit.
Kjo fitore e afron Flamurtarin me vendet e para të Grupit B, kurse Kika momentalisht është e parafundit në renditje.