Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - RAMIZ SADIKU

Goleadë në derbin kryeqytetas, Ramiz Sadiku del fitues

Goleadë në derbin kryeqytetas, Ramiz Sadiku del fitues


14 May, 2022 @18:46

Goleadë ka prodhuar njëri prej derbive kryeqytetas në Grupin B të Ligës së Parë!

Flamurtari dhe Ramiz Sadiku shënuan gjithsej 8 gola, me ndeshjen që në fund u mbyll 3-5 në të mirë të Ramiz Sadikut.

Armend Misini (2), Erduan Ibrahimi, Bind Maxhuni dhe Granit Musa shënuan për Ramiz Sadikun sot, për t’ia dhuruar kështu skuadrës së tyre fitoren e dhjetë sezonale.

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË

Ky rezultat bën që Ramiz Sadiku ta mbyllë sezonin në vendin e gjashtë të Grupit B, kurse Flamurtari me pikë të barabarta ndodhet një pozitë më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë