Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: VUSHTRRIA 1-1 VELLAZNIMI

Goli i parë i stinorit për Vëllaznimin, barazimi i dytë me radhë

Goli i parë i stinorit për Vëllaznimin, barazimi i dytë me radhë


11 October, 2020 @18:22

Vëllaznimi sot ka shënuar golin e parë të stinorit në Ligë të Parë A të Kosovës.

Kuqezinjtë e Gjakovës kanë arritur të shkëpusin barazim ndaj Vushtrrisë Ferki Aliu për të kapur kështu pikën e dytë me radhë në ligë, ndërsa kanë shënuar golin e parë të edicionit.

TABELA AKTUALE

Ka qenë sulmuesi i njohur i kuqezinjëve Dardan Rogova që ka shënuar pak para fundit të pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në pjesë të dytë nuk kishte gola dhe kështu ekipet u ndanë nga fusha duke ndarë pikët.

Derisa Vushtrria ka një fitore të shënuar më parë dhe tash ka arritur në kuotën e 5 pikëve, Vëllaznimi ka vetëm 2 pikë pas 4 xhirove.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë