LYON

Foto: OL.fr
Goli i Shaqirit, shpresë për Lyonin
23 September, 2021 @12:28
Pas humbjes në xhiron e gjashtë nga PSG 2-1, Lyon ka shënuar fitore në përballjen e xhiros së shtatë ndaj Troyes, për të pëmirësuar bilansin me tre fitore, dy barazime e dy humbje aktualisht.
Përforcimi i tyre i fundit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar golin për të rikthyer ekipin në ndeshje, pasi që ishin në disavantazh 0-1, për të fituar në fund 3-1.
E përvoja e Shaqirit tash shihet si shpresë e madhe për lionezët, pasi që goli i tij edhe i bukur edhe i krijuar individualisht, bën që skuadra t’i besojë atij për momentet kyqe të ndeshjes, që mund të sjellin motivin shtesë në skuadër.
Lyon në përballjet e radhës ka dy ndeshje si vendas, ku pritet të shihet se a do të mbajë ekipi formën që ka kapur, pasi në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar katër fitore.
Më 25 shtator Lyon pret Lorientin në Ligue1 ndërsa më 30 shtator Brondbyn në kuadër të EuropaLigë.
“Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, tha trajneri i skuadrës., Peter Bosz pas ndeshjes.