Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA E PARAFUNDIT

Gotze shkëlqen, Hamburgu shpreson Play-Outin

REUTERS/Arkiv

Gotze shkëlqen, Hamburgu shpreson Play-Outin


3 May, 2014 @19:33

Bayern Munchen, pamëshirshëm i ka dhënë edhe një goditje Hamburgut, duke e mposhtur 1-4, në ndeshjen ku ka shkëlqyer Mario Gotze me dy gola e një asistim. 

Hamburgu dhe dy skuadrat tjera të fundit të Bundesligës, Nurnberg dhe Eintracht Braunschweig, tashmë fatin e tyre për një vend që dërgon në Play-Out do ta kërkojnë në xhiron e fundit të stinorit, derisa gjasat e tyre për shpëtim direkt me sot kanë përfunduar. 

Sa i përket ndeshjeve tjera, Granit Xhaka është paraqitur në dhjetëminutëshin e fundit të Borussia Monchengladbach ndaj Mainz në fitoren e ekipit të tij 3-1. 

Kumanovasi Orhan Ademi është paraqitur gjithashtu në minutat e fundit për ekipin e tij Eintracht Braunschweig në humbjen nga Augsburg dhe tani Ademi me shokë do të kërkojnë një vend për Play-Out në xhiron e fundit ndaj Hoffenheimit, e rezultati i kësaj ndeshjeje varet nga Hamburgu e Nurnberg, që luajnë si mysafir ndaj Mainz, përkatësisht Schalke. 

Admir Mehmedi, që ka shpëtuar ekipin e tij nga rënia me golat në javët e kaluara, është mposhtur me Freiburgun nga Schalke në shtëpi 0-2. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga