CAMP NOU

REUTERS
Shkon titulli
3 May, 2014 @18:23
Tashmë gjasat e Barcelonës për të fituar titullin e kampionit të Spanjës këtë stinor, janë zbehur gati në tërësi.
Katalonasit janë befasuar me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes të shënuar nga Angel Lafita, që i ka sjellë barazimin tejet të rëndësishëm Getafes që po lufton për mbijetesë, 2-2.
Lafita i ka dhënë shpresë ekipit të tij për mbijetesë me dy golat e shënuar sot në Camp Nou, duke i siguruar një pikë - tejet të rëndësishme për mbijetesë, derisa vendasit janë ndarë kokëulur nga stadiumi i tyre pranë 70 mijë shikuesve të mbledhur.
Rezultatet dhe tabela aktuale.