OLD TRAFFORD

REUTERS
Sunderland, afër mbijetesës
3 May, 2014 @18:17
Fitore e madhe e ekipit të Gustavo Poyetit është shënuar sot në Old Trafford të Manchesterit.
Sunderland ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 0-1 ndaj Djajve të Kuq, ku Ryan Giggs regjistroi humbjen e parë në karrierë si trajner.
Ka qenë suedezi Sebastian Larrson që shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren jetike ekipit të tij që për herë të parë ka dalë nga zona e rrezikshme në javët e fundit.
Fitorja e Sunderlandit nuk është aspak befasi, e posaçërisht ndaj Manchester Unitedit që është duke e kaluar krizën më të madhe në histori të Premier League. Macet e Zeza kanë mposhtur edhe Chelsean javë më parë si mysafir, derisa i kanë marrë pikë edhe Manchester Cityt - njejtë si mysafir.
Rezultatet dhe tabela aktuale.