RËNIA

Cardiff e Fulham, përshëndeten
3 May, 2014 @18:40
Cardiff City dhe Fulham janë skuadrat që tashmë me disfatat e sotme janë përshëndetur nga Premier League.
Humbjet e thella të këtyre dy skuadrave sot, kanë arsyetuar edhe njëherë faktin se ekipet e lartpërmendura nuk janë të denja për Premier League dhe prej stinorit të ardhshëm do të jenë pjesë e Championship, liga e dytë angleze.
Ka qenë Neëcastle United që me fitore 3-0 ka mposhtur Cardiff Cityn e Ole Gunnar Solskjaerit për t’i dhënë goditjen e fundit dhe fatale, sikurse edhe Stoke City që i dha atë Fulhamit me fitore 4-1, duke e rrënuar ekipin ku luan mesfushori me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, të cilët nuk arriti t’i shpëtojë as trajneri me përvojë gjerman, Felix Magath.
Rezultatet dhe tabela aktuale.