ARSENAL

Abuzimi në rrjete sociale po e ‘vret’ futbollin
24 February, 2021 @19:40
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur për abuzimet që po u bëhen futbollistëve në rrjetet sociale, duke thënë se po e ‘vrasin’ futbollin, shkruan SkySports.
Xhaka ishte njëri nga viktimat e abuzimeve nëpër rrjete sociale, nga profile të ndryshme dhe sipas tij këta njerëz nuk duhet të kenë qasje në rrjete sociale, pasi që po abuzohet edhe me familjet e futbollistëve.
“Nëse publikoj atë që ata kanë shkruar, duhet të mbyll rrjetet sociale, të gjithë duhet t’i mbyllim”, ka thënë mesfushori shqiptar.