ATALANTA 0-1 REAL MADRID

Foto: RealMadrid/fb
Atalanta me 10 lojtarë, Mendy për avantazh minimal
24 February, 2021 @22:57
Edhe pse që nga minuta e 17 e ndeshjes luajti me 10 lojtarë në fushë, për shkak të kartonit të kuq të diskutueshëm për Remo Freulerin, Atalanta e Gian Piero Gasperinit u përkujdes që të mos lëshojë pe deri në fund dhe u mbajt mirë në duel ndaj rekord-kampionit evropian, Real Madrid.
Por, 4 minuta para fundit ka qenë mbrojtësi francez i krahut Ferland Mendy që zhbllokoi ndeshjen dhe i dha fitoren Realit, ashtu që ekipi i Zinedine Zidaneit të shkojë në shtëpi me avantazh për ndeshjen e kthimit para çerekfinales.
Mendy shënoi në minutën e 86 të ndeshjes për përfundimtaren 0-1, ndërsa te Atalanta mbrojtësi i kombëtares Berat Djimsiti luajti tërë ndeshjen duke u përkujdesur për qendrën e mbrojtjes së neroazzurëve.