BORUSSIA MONCHENGLADBACH 0-2 MANCHESTER CITY

City merr avantazhin e madh për çerekfinale
24 February, 2021 @22:54
Manchester City ka arritur të mposht ekipin debutues në fazën eliminatore të Champions League, Borussia Monchengladbach 0-2 [Bernardo 29, Jesus 65] duke e mposhtur në Budapesht.
Nga një gol për pjesë kanë mjaftuar për fitoren e Cityt, edhe pse djemtë e Pep Guardiolës lehtë do të mund të fitonin edhe më thellë.
Fitorja bën Cityn të jetë i qetë para ndeshjes së kthimit dhe thuajse me një këmbë janë në çerekfinale të Champions, pasi që gjermanët e Gladbachut nuk duket të kenë më shumë fuqi për befasi.